NJ O F T I M
Të nderuar anëtarë të Bashkësia Shqiptare Islame në Toronto, bashkëkombas, vllezër dhe motra.
Ju konfirmojmë që Festa e Fitër Bajramit është të Enjten me 13 Maj, 2021
Ky muaj i mëshirës na gjeti larg Xhamisë, na gjeti larg Iftareve tradicionale në Xhami, larg lutjeve – taravive e ligjeratave fetare e sociale që kanë pasur si qëllim qetësimin shpirtëror, ruajtjen dhe forcimin e traditave familjare, dhe në kultivimin e ngritjen e moralit të shoqërisë sonë.
Duke respektuar rekomandimet që vijnë nga autoritetet Kanadeze te shëndetit publik, si ato komunale, provinciale e federale, Xhamia vazhdon të jetë e mbyllur e për pasojë nuk do të hapet edhe për faljen e Fitër Bajramit, pra ky Bajram pësëri do na gjej larg Xhamisë! Lusim Zotin e Gjithmëshirshëm që kjo situat, kjo sprovë të kalojë sa më par dhe pa pasoja.
Ashtu si edhe deri më tani, që të jemi sa me afër jush do të ketë një ligjeratë në rrjetet sociale nga ana e Imamit Adnan Berbatovci në kohën e faljes së Fitër Bajramit në ora 6:30 am
Te nderuar vëllezër dhe motra, ne emër të bordit drejtues dhe Imamit të Xhamisë Shqiptare në Toronto ju uroj ju dhe gjith besimtarëve mysliman Festën e Fitër Bajramit, këtë festë të Sakrificës e mirëkuptimit, harmonisë në familje dhe shtrirjes së dorës së solidaritetit ndërmjet njerëzve! Urojm që Zoti të na e ketë pranuar agjerimin, lutjet dhe ibadetet që kemi bër gjat këtij muaji dhe le të behemi të gjith ne, shpërndares të pozitivitetit dhe dashurisë që krijoi i madhi Zot, dhe jo të zemërimit që krijojm vet ne! Zoti i ruajt dhe bekoftë Shqiptarët kudo ndodhen ato.
Përkujtim vëllazëror që vlera e fitrave është $10 për cdo anëtarë të familjes dhe pagesa mundet të bëhet edhe në webfaqen e Xhamisë www.albmsulim.ca ose duke klikuar në linkun e më poshtëm:
https://xhamia.method.ws/apps/Public.aspx#/0922ee28-3cd3-4bac-8f0d-ed949d31f6db/
Ju lutemi që të selektoni Fitra në pyejtjen se për cilin program jeni duke bër pagesën Ashtu si edhe deri më tani bordi i BSHI-së do të vazhdon të përcjell me kujdes situatën dhe do t’u njofoj me kohë për çdo ndryshim të mundshëm.
Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju dhe familjet tuaja!
Bordi dhe Imami i Bashkësisië Shqiptare Islame në Toronto