Apel për ndihmë nga Bashkësia Shqiptare Islame në Toronto

November 19, 2019

Apel për ndihmë nga

Bashkësia Shqiptare Islame në Toronto

Të nderuar anëtarë, bashkëkombas, vllezër dhe motra, këto jan ditë të solidaritetit kombëtar, u begatoftë i madhi Zotpër gjith kontributin tuaj që keni berë këto ditë për ta ndihmuar memëdhenë dhe për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga kjo tragjedi.

Me qëllimin e vetëm që të maksimizojmë donacionet dhe që ndihma të arrij sa më parë tek njerzit në nevojë,Bashkësia Shqiptare Islame në Toronto vazhdimisht u ka informuar që donacionet të bëhen drejtpërsedrejti në fondacionin Firdeus të udhehequr nga Elvic Naci në një nga mënyrat e më poshtme:

Gofundme: https://www.gofundme.com/f/elvisnaci
Pay pal: [email protected]

Me të marrë lajmin që qeveria Kanadeze edhe zyrtarisht do të jep kontributin e saj dhe ndihmoj kombin tonë, tani donacionet mundet të bëhen drejtpërsëdrejti edhe në orgaizatën tonë dhe marrë parasyësh që ne jemi edhe zyrtarisht të regjistruar si Organizatë Bamirësie për cdo donacion do të lëshohet edhe fatura e dhurimit (Donation Receipt).

Donacionet mundet të bëhen drejtpërsedrejti në Xhami ose “online ” në faqen e organizatës sonë duke klikuar linkun e më poshtëm dhe duke shkruar “për kombin tonë” në fushën e komenteve

https://albmuslim.ca/donacione/ 

U bëjmë thirje edhe një herë që të vazhdojmë ndihmën tonë dhe tregojmë shpirtin tonë human ashtu si edhe deri më tani.

O Zot ruaje Shqipërinë!

Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju dhe familjet tuaja,

Bordi i Bashkësisië Shqiptare Islame në Toronto
Toronto, 30 Nëntor, 2019

Related Articles