NJ O F T I M
Të nderuar anëtarë të Bashkësisë Shqiptare Islame në Toronto, bashkëkombas, vllezër dhe motra.
Xhamia do të rihap dyert e saja duke filluar nga kjo e Premte me 17 Korrik 2020 për lutjet e së Premtës (Xhumasë).
Rifillimi i lutjeve në Xhami do të bëhet nën kushte të veçanta si pasoj e situatës së krijuar nga COVID-19!
Pasi mbrojtja e jetës dhe shëndetit është një obligim fetar për të gjithë ne, krijuam udhëzimet e më poshtme që janë në
përputhje me rekomandimet që vijnë nga autoritetet Kanadeze te shëndetit publik si ato Federale, Provinciale e Komunale.
Ju lutemi që ti lexoni me kujdes dhe zbatoni me përpikëri:
1. Të keni kaluar testin e vetëvlersimit në: https://covid-19.ontario.ca/self-assessment
2. Posedimi i maskës mbrojtëse dhe sexhadës personale është i domosdoshëm
3. Merrni abdes në shtëpi pasi në Xhami do jenë të mbyllura përfshir edhe banjot
4. Shmangni shtrëngimin e duarve dhe bisedat në distancë të ngushtë
5. Regjistrohuni në formularin e regjistrimit posa të hyni në Xhami
6. Nuk lejohet shfrytëzimi i librave nga biblioteka e Xhamisë
7. Pastroni duart me dezinfektues gjat hyrjes dhe daljes nga Xhamia
8. Falja dhe prezenca e secilit të jetë 6 Feet (2 Metra)
9. Ndalohen tubimet dhe ndejat pas faljes në Xhami,
10. Personat mbi moshën 60 vjeçare, fëmijët dhe të gjith ata që kanë probleme shëndetësore të kryejnë obligimet fetare
në shtëpi
11. Falja do të filloj në ora 1:00 pm, duke respektuar rregullin “kush vjen i pari shërbehet i pari“ pa përjashtim deri në
plotësimin e numrit të lejuar në bazë të kapacitetit të Xhamisë
12. Xhamia do të hapet 10 minuta para thirjes së Ezanit dhe do mbyllet me një her pas përfundimit të lutjeve
Gjithashtu pasi jemi në prag të Kurban Bajramit, që të ua lehtësojm kryerjen e obligimit fetar, pagesa në vlerë prej $200 për
Kurbana mundet të bëhet duke kontaktuar personat në vijim: Imami Adnan Berbatovci: 647- 746-1322,
Behadin Qafleshi: 647-856-4198, Kadrush Cani: 416-836-9750, Ferzi Bekiri: 416-455-1535, Zekirja Aliu: 647-628-6041 dhe
Nuri Shefkiu: 647-261-6710
Dhe për fund me keqardhje u njoftojmë që për shkak të situatës së krijuar si pasoj e COVID-19 Xhamia nuk do të hapet për
faljen e Kurban Bajramit, pra ky Bajram ashtu si edhe Bajrami i kaluar do t’na gjej larg Xhamisë! Lusim Zotin e
Gjithmëshirshëm që kjo situatë, kjo sprovë të kalojë sa më parë dhe pa pasoja.
Kërkojmë mirëkuptimin e anëtarësisë së BSHI-së dhe besimtarëve në respektimin e masave të marra, pasi mbrojtja e jetës
dhe shëndetit është një obligim fetar për të gjithë ne.
Bordi i BSHI-së do të vazhdon të përcjell me kujdes situatën dhe do t’u njofon me kohë për çdo ndryshim të mundshëm!
Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju dhe familjet tuaja,
Bordi i Bashkësisië Shqiptare Islame në Toronto
Download / Shkarko – Official Announcement – Njoftimin
Download / Shkarko – COVID Guidelines