Imam. Adnan Berbatovci – I lindur në Fushë Kosove, shkollën fillore e ka përfunduar në Fushë Kosovë, Medresenë e mesme – Alaudin -në Prishtinë – 1993-1997.
Studimet i vazhdoi në Universitetin e AL- Az-harit në Kajro- Fakulteti -Bazat e Fesë- , dega Akaid dhe Filozofi, ku dhe diplomoi në pranverë te vitit 2002.
Më pasë, në vitin 2004 vijon studimet pas-diplomatike, ne Universitetin e hapur Amerikan ne Kajro- Dega Bazat e Fesë ku temën e magjistraturës e mbron në vitin 2009.
Detyrat që Imami ka kryer në Kosovë.
Në vitin 2002 punësohet në Bashkësinë Islame të Kosovës , ku shërben Imam në Xhaminë e qytetit të Fushë Kosovës prej 2002 deri më 2010.
Që nga viti 2008 e deri para ardhjes se tij në Kanada, gjegjësisht zgjedhjes si Imam i xhamisë shqiptare në Toronto, ka kryer detyrën e Sekretarit të Këshillit të Bashkësisë islame të Prishtinës. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.